75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

Mbrëmë puthi logon e klubit, sot firmos kontratën me Bayern Munich

Futbollisti i Granadas, Bryan Zaragoza edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë me gjigandin gjerman, Bayern Munich.

Zaragoza përmes rrjeteve sociale tregon se është i lumtur që ka firmosur kontratë me Bayern Munich, shkruan Indeksonline

22-vjeçari mbrëmë shënoi golin e dytë në fitoren e Granadas 2 me 0 ndaj Cadiz dhe festoi duke puthur logon e klubit.

Po i njëjti sot publikoi një video me fanellën e Bayern Munich, duke nënshkruar kontratën e ëndrrave.

Kujtojmë që Zaragoza do t’i bashkohet kampionit aktual gjerman gjatë këtij viti, por në fund të qershorit, pasi të përfundoj sezoni në La Liga.

Shifra që ka paguar Bayern Munich për mesfushorin spanjoll është 18 milionë euro./Indeksonline/