75 Mall Live Search
09:17 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mbrëmë shënoi dy gola, por bota po tallet me këtë që i ndodhi Ibrahimovicit

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar dy gola në fitoren e radhës të LA Galaxy. Sulmuesi suedez arriti që në 15 minutat e fundit të ndeshjes të realizoi dy herë për fitoren 2-0 të skuadrës së tij, shkruan Indeksonline.

Por, lajm në mediat ndërkombëtare është bërë edhe një fakt tjetër që lidhet me sulmuesin e famshëm.

Emri i tij në fanelën që luajti mbrëmë ishte i shkruar gabimisht dhe këtë nuk e ka vërejtur askush.

“Irbahimovic” shkruante në fanelën e Ibrës mbrëmë me të cilën shënoi dy herë./Indeksonline/