Mbrëmë shënoi hat-trick, klubi italian shpreh interesim për Muriqin

Vedat Muriqi po kalon në një superformë kohët e fundit.
Dhe duket që hettriku i mbrëmshëm ndaj Islandës, ka bërë një nga skuadrat italiane të shpreh interesim për “Piratin”.
Torino po kërkon të mbushë një boshllëk në sulmin e tyre, pasi i mungon Duvan Zapata.
Muriqi, dikur sulmues i Lazios, ka qenë nën vëzhgim të ngushtë nga Torino teksa planifikojnë strategjitë e tyre të tregut të transferimeve të verës, duke synuar të forcojnë linjën e tyre sulmuese.
Muriqi, këtë sezon ka bërë 25 paraqitje për Mallorcën dhe ka shënuar 7 gola./IndeksOnline/