13:15 / E Premte, 30 Prill 2021 / Blerim

Mbrëmë ‘shpërtheu’, sot Cavani vendos për të ardhmen e tij

Edinson Cavani mbrëmë bëri një paraqitje fantastike në fitoren e Manchester Unitedit 6-2 kundër AS Roma, në gjysmëfinalen e parë të UEFA Europa League.

Sulmuesi nga Uruguai shënoi dy gola dhe bëri dy asistime, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç shkruajnë mediat në Spanjë, Cavani pritet të nënshkruaj kontratë të re me klubin nga ‘Old Trafford’.

34-vjeçari u transferua në Manchester gjatë tetorit të vitit 2020. Ai nënshkroi deri në qershor të 2021, por për shkak të kushteve të mira dhe të formës, ish-lojtari i Napolit dhe PSG-së do të firmos kontratën e re.

Këtë sezon në Premierligë, Cavani ka luajtur 22 herë dhe ka shënuar tetë gola./IndeksOnline/