75 Mall Live Search
16:57 / E Mërkurë, 10 Korrik 2024 / Gj. Sh

Mbrëmë u eliminua nga Euro, sot arrin marrëveshje me Milanin

Youssuf Fofana pritet të jetë futbollist i ri i Milanit.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, mesfushori francez ka rënë dakord për kushtet personale me kuqezinjët, shkruan IndeksOnline.

Ai ka pranuar propozimin e drejtuesve dhe dëshiron të luaj vetëm për skuadrën e Milanit.

Skuadra italiane tashmë do të negociojë me Monacon, e cila tashmë ka refuzuar propozimin prej 30 milion euro nga Nottingham Forest.

Fofana ishte pjesë e Francës në Kampionatin Evropian, ku mbrëmë u eliminua nga Spanja në gjysëmfinale./IndeksOnline/