08:31 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mbrëmë u thyen veturat dhe autobusët e Pejës dhe Suharekës, në Rahovec

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme finale ndërmjet Yllit dhe Pejës ka ndodhur një incident në Rahovec

GJatë duelit janë thyer disa autobusë dhe vetura të qytetarëve nga Peja dhe Suhareka.

Lajmin e kanë konfirmuar tifogrupi i Rahovecit të cilët kanë thënë se distancohen nga këto gjëra, transmeton Indeksonline.

“Morrëm vesh se gjatë lojës së sontshme janë thyer disa busë dhe vetura të qytetarëve nga Peja dhe Suhareka. Ne si tifogrup distancohemi nga këto gjëra. Nuk jemi tifogrup që shfryejmë inate në gjëra materiale” – thuhej në postimin e tyre.

Ndryshe, fitues i Kupës u shpall Peja./Indeksonline/