75 Mall Live Search
18:08 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / H F

Mbrëmja e djeshme në Zone, spektakël yjesh që do mbahet mend gjatë

Prishtina shpërtheu mbrëmë në ritme hip-hop duke mbledhur yjet më të famshëm shqiptar.

Zona e një nate të paharrueshme ishte vetëm një – Zone Club. Qindra fansa mbushën sallën për të qenë dëshmitarë të një spektakli që do të mbahet mend gjatë, shkruan IndeksOnline.

Kryelajmi i mbrëmjes ishte rikthimi i grupit legjendar Skillz, pas 13 vitesh pauzë.

Super artisti, Ledri Vula solli nostalgjinë e hiteve të vjetra, duke ndezur atmosferën dhe duke shkaktuar një “tërmet” tek publiku.

Potenca e tij vokale, si gjithmonë edhe këtë herë ndezi publikun.

Skena u pushtua nga emrat më të rëndësishëm të industrisë muzikore: MC Kresha, Lumi B, Lluni, të cilët mbajtën ritmin lart, ndërsa Xhensila Myrtezaj dhe Era Istrefi shkëlqyen me energjinë dhe elegancën e tyre.

Qershia mbi tortë ishte prezenca e Getoar Selimit (Geti), duke i bashkuar të gjithë yjet e mëdhenj në një performancë që vulosi madhështinë e mbrëmjes.

Një natë që filloi si festë dhe përfundoi si histori, duke konfirmuar Zone Club si epiqendrën e showbizit shqiptar.