Mbrëmja që do ta kujtosh gjatë – Koncert falas në zemër të Kalasë së Ulqinit!

Mbrëmje magjike në Kala, të martën, më 5 gusht 2025, qyteti i Ulqinit mirëpret një nga artistët më të dashur të muzikës shqiptare, Armend Rexhepagiqin, në një koncert të jashtëzakonshëm që pritet të mbledhë bashkë artdashës nga gjithë rajoni dhe diaspora.
Koncerti do të mbahet nën bedenat e Kalasë së Ulqinit, duke filluar nga ora 21:30, dhe hyrja është falas për të gjithë.
Ky aktivitet është pjesë e manifestimit tradicional “Ditët e diasporës”, i organizuar nga Komuna e Ulqinit, me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës, Organizatës Turistike dhe Qendrës për Kulturë.
Mos e humbni këtë natë të mbushur me emocion, muzikë dhe atmosferë të paharrueshme.
Shënojeni datën: E martë, 5 gusht 2025.
