75 Mall Live Search
08:58 / E Enjte, 01 Prill 2021 / AR

Mbrëmje e keqe në Gjilan/ Plas rrahja mes çiftit, lëndohen të dy

Janë rrahur mes vete çifti nga Gjilani, kështu duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Rasti ka ndodhur më datë 30.03.2021 në mbrëmje rreth orës 21:10.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të njëjtit kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete.

Ndërsa pas kësaj, mashkulli kosovar është dërguar në mbajtje.

“Gjilan 30.03.2021 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare ( të  dashurën   e tij)  janë përleshur fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”./Indeksonline/