75 Mall Live Search
12:58 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / G T

Mbrëmje e madhe boksi në Austri, boksierët shqiptarë të gatshëm për spektakël

Të shtunën, më 2 nëntor, nga ora 18:00 na pret një mbrëmje e madhe e boksit në Austri. Dueli i mbrëmjes: Boksieri shqiptar që jeton në Austri, Bernardin Jakaj do të ndeshet kundër polakit Michal Ludwiczak.

Një mbrëmje e madhe e boksit do të zhvillohet të shtunën, më 2 nëntor në Maria Enzersdorf (pak kilometra larg Vjenës).

Eventi, edhe këtë herë organizohet nga kompania “SimbaSports” dhe promotori tashmë i njohur, ish-boksieri shqiptar, Shpëtim Shala.

Në program të kësaj nate, do të zhvillohen 9-të meqe profesioniste. Prej 9-të meçeve, gjashtë boksierë janë shqiptarë nga Kosova.

Meçi kryesor i këtij eventi do të jetë mes boksierit Bernardin Jakaj dhe polakut Michal Ludwiczak.

Organizatori i kësaj mbrëmjeje, Shpëtim Shala për albinfo.at, tregon meçet që do të zhvillohen të shtunën.

“Në program janë nëntë meçe në boksin profesionist. Prej 9 meçeve në 6 prej tyre do të jenë protagonist shqiptarë nga Kosova. Meçet e shqiptarëve që duhet veçuar janë: Dueli i kategorisë së rënd Habib Vuçitërna kundër polakut, Marcin Rekowski, i cili i ka 19 fitore (16KO) dhe vetëm 5 humbje. Kjo do të jetë një sfidë e vërtet e Vuçitërnës i cili i ka 11 meçe, mes tyre 10 fitore”.

Boksieri tjetër shqiptar, Dielli Vranoci i cili deri tashti është i pamposhtur, në peshën “Super Welterweight” do të ndeshet kundër boksierit profesionist nga Uruguai, Jose EdgardoPerdomo.

“Perdomo do të jetë një test i mirë për Dielli Vranocin i cili është i pamposhtur në 12 duele, dhe e përfaqëson Kosovën nëarenat ndërkombëtare”, ka thënë ai, teksa ka shtuar në vijim: “ Në meçin kryesor të mbrëmjes, një nder boksierët më të mirëaktualisht në Austri, Bernardin Jakaj, do të ndeshet kundër polakut Michal Ludwiczak”, ka shtuar organizatori Shala.

“Mbrëmja e boksit” mund të shihet drejtpërdrejt në ORF ON të shtunën, 2 nëntor nga ora 18:00 ndërkohë ORF SPORT + fillon transmetimin e drejtpërdrejtë në orën 20:15.