75 Mall Live Search
21:58 / E Martë, 31 Mars 2026 / BA

Mbrëmjen e sotme Arlind Ajeti po përballet me një dilemë të vështirë

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti nga lëndimi që pësoi në ndeshjen gjatë Polonisë, iu pamundësua të luaj ndaj Ukrainës në miqësoren që po zhvillohet sonte.

Përmes një Instastory, Ajeti ka treguar se është përballë një dileme.

Kosovari nuk po di se cilën ndeshje të shikojë më parë, atë të skuadrës që ai përfaqëson apo të Kosovës e cila po përballet me Turqinë për një vend në Botëror, shkruan IndeksOnline.

Ai ka bërë të ditur se po i shikon të dyja, duke shpresuar se dy skuadrat shqiptare do të shënojnë fitore.