‘Mbret në shtëpinë e vet’, Ronaldo stërvitet në stadiumin kombëtar të Portugalisë pa marrë leje

Cristiano Ronaldo ka filluar stërvitjet e tij në stadiumin kombëtar të Portugalisë në Madeira për ta mbajtur veten në formë.
Mirëpo për këtë gjë kanë reaguar zyrtarë të qeverisë së Portugalisë duke thënë që futbollisti nuk ka marrë leje për këto stërvitje, transmeton IndeksOnline.
Zyrtarë të shëndetësisë thanë që Ronaldo ka të drejtë të stërvitet në atë mënyrë qysh i lejohet edhe qytetarëve të tjerë.
Mirëpo ai nuk kishte ndonjë autorizim special për këto stërvitje dhe duhej t’i respektonte thirrjet për qëndrim në shtëpi./IndeksOnline/.