Mbretëresha daneze i nënshtrohet një operacioni në shpinë

Mbretëresha daneze Margrethe do të operohet në shpinë. Familjarët njoftuan të mërkurën për problemet shëndetësore të Mbretëreshës.
Trajtimi është planifikuar për 22 shkurt në Rigshospitalet në Kopenhagë. Më pas ajo do të shtrohet edhe në spital, transmeton Indeksonline.
Rehabilitimi mund të zgjas ndërsa një sërë takimesh zyrtare do të shtyhen ose anulohen.
Gjatë mungesës së Margrethes, disa detyra do të merren edhe nga anëtarë të tjerë të familjes mbretërore./Indeksonline/