75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Mbretëresha e Danimarkës, e para monarke që merr vaksinën anti-Covid

Mbretëresha Margrethe e Danimarkës, është bërë e para nga familjet mbretërore evropiane që ka marrë vaksinën antiCovid.

80-vjeçarja ka marrë vaksinën në ditën e vitit të ri, bëhet e ditur në një deklaratë të shkurt të lëshuar për shtypin, raporton “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu është konfirmuar se dozën e dytë do ta marrë pas tri javësh.

Ndërkohë, nga Buckingham Palace, kanë refuzuar të tregonin nëse madhëria e saj apo princi Philip kanë filluar të marrin vaksinën antiCovid- 19, duke shtuar se kjo është çështje private./IndeksOnline/