75 Mall Live Search
20:34 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / AR

“Mbretëresha e Halloween-it” zbulon sa orë e sa njerëz iu deshën për kostumin e saj

Heidi Klum zbuloi se iu desh pothuajse gjysma e një dite për t’u transformuar në krijesën mitike Medusa, për festën e saj epike “Halloween 2025”.

Supermodelja dhe bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, i cili ishte veshur si një luftëtar i kthyer në gur nga Medusa, kaluan plot 10 orë duke u përgatitur për sjelljen në jetë të personazheve të tyre dhe nisën përgatitjet për eventin që para mesditës, treguan ata për “E! News”.

“Çdo gjë është e pikturuar me dorë,” – tha modelja për kostumet, duke shtuar: “Rreth 15 persona kanë punuar për këtë dhe mendoj se kanë bërë një punë fantastike.”

Heidi pranoi se pamja e çmendur, që përfshinte lente si sy gjarpërinjsh të gjelbër, një gjuhë gjarpri, dhëmbë të mprehtë dhe gjarpërinj mekanikë që lëviznin mbi kokën e saj, i kishte ardhur ndër mend shumë kohë përpara se ta zbulonte publikisht.

“Kam menduar për Medusa-n prej disa kohësh, sepse ndër vite kam parë shumë versione të saj, dhe thashë: ‘Një ditë do ta bëj versionin tim’”, u shpreh modelja.

Ajo theksoi: “Doja që gjarpërinjtë të lëviznin vërtet, që fytyra të ishte shumë e frikshme dhe shumë e shëmtuar, me dhëmbë të tmerrshëm, si një gjarpër i gjatë helmues.”

Tom, 36 vjeç, tregoi se çifti ndonjëherë e ka të vështirë të gjejë ide për kostumet e tyre të përbashkëta, të cilat ndër vite kanë përfshirë: alienët identikë E.T., një krimb dhe një peshkatar, si edhe Shrek dhe Fiona, nga saga e filmave të animuar.
 
“Gjithmonë duhet të gjejmë diçka që përputhet,” – tha ai, duke iu referuar kostumeve të tyre që çdo vit bëhen virale.
 
Modelja publikoi në rrjetet sociale disa orë përpara zbulimit të madh, pamje nga procesi i transformimit të saj befasues.

Jo më kot është “mbretëresha e Halloween-it”: