23:24 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

‘Mbretëresha e luanëve’ ka takuar Dukeshën e Sussex

‘Mbretëresha e luanëve’ ka takuar Dukeshën e Sussex dhe fansat janë më të lumtur se kurrë. Sot në mbrëmje është mbajtur premiera e ‘The Lion King’ dhe nuk mund të mungonte këngëtarja e njohur, e cila ka edhe një rol protagonist. Meghan ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Princ Harry dhe të dy takuan Beyoncen dhe Jay Z dhe shkëmbyen pak fjalë me ta. Fotot kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit dhe shumë e kanë quajtur këtë takim historik.

Për Dukeshën kjo është premiera e parë e një filmi ku ajo është e pranishme, pasi që nga koha kur u bë pjesë e familjes mbretërore nuk ka qenë më në tapete të kuq kinematografikë. Në sy ra edhe veshja e këngëtares dhe dukeshës, të cilat ishin veshur përkatësisht me fustan ngjyrë gold dhe nëna e re me fustan të zi.

Gjatë mbremjes Meghan dhe Harry takuan edhe përfaqësues të mediave dhe kinematografisë. 

Britain’s Prince Harry, Duke of Sussex (L) chats with Disney CEO Robert Iger as Britain’s Meghan, Duchess of Sussex (2nd R) embraces US singer-songwriter Beyoncé (R) as they attend the European premiere of the film The Lion King in London on July 14, 2019. (Photo by Niklas HALLE’N / POOL / AFP) (Photo credit should read NIKLAS HALLE’N/AFP/Getty Images)