Mbretëresha Elisabeth mungon në hapjen e parlamentit, ngjarja komentohet si e paprecedentë

Mbretëresha Elisabeth nuk ka arritur të drejtojë fjalimin e kurorës në Parlament për arsye shëndetësore.
Kjo ngjarje nuk kishte ndodhur që në vitet ‘60 kur sovrania u detyrua të mos paraqitet prej lindjeve të djemve të saj, Princit Eduard dhe Andrea.
Në ato raste fjalimi ishte lexuar nga Kancelari, i cili ishte caktuar me një akt të hershëm nga Mbretëresha Viktoria (e cila nuk i pëlqente ceremonitë në parlament).
Në Parlament u vu re mungesa e Fronit. Selia e mbretëreshës ishte hequr nga Dhoma e Lordëve dhe ishte vendosur në një jastëk.
Ceremonia e zhvilluar këtë mëngjes në Westminster, u quajt e paprecedentë për historinë bashkëkohore, sepse për herë të parë për të lexuar fjalimin e mbretëreshës që ilustron programin e qeverisë ishte i pranishëm, trashëgimtari i fronit, Princi Charles.
Mbretëresha Elisabeth dërgoi një sinjal të saktë duke kërkuar që fjalimi të lexohej nga djali i saj, trashëgimtari i fronit.
Për ta bërë këtë, asaj i duhej të përdorte Aktin e Regjencës, sipas të cilit Elizabeth lëshoi letra për të deleguar funksionin mbretëror.
Kjo ngjarje u komentua si hapi i parë drejt një Regjence de facto.
Sipas përfaqësueseve të Buckingham Palace mbretëresha kishte “probleme lëvizshmërie”.
Ekziston vetëm një referencë historike e ngjashme dhe ajo daton dyqind vjet më parë. Asokohe, Parlamenti u hap nga Princi Regjent, Gjergji IV, i cili kishte marrë përsipër funksionet mbretërore nga babai i tij George III.
Ky i fundit tani vuante nga demenca. Pikërisht kjo periudhë, dekada e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë, ajo e Regjencës, la gjurmë të pashlyeshme në Londër.
Por këtë herë transferimi i pushtetit ishte i kufizuar dhe i përkohshëm, por gjithsesi kuptimplotë.
Në vazhdim pritet që Charles ta zëvendësojë mbretëreshën edhe më shumë në evente zyrtare.
Kjo është parë nga analistët si një “bashkëjetesë” sepse Elizabeth është e vendosur të mos heqë dorë nga froni deri në vdekjen e saj.