Mbretëresha Elizabeth bën daljen e parë në publik pas vdekjes së Princit Philip

Mbretëresha Elizabeth ka bërë daljen e parë zyrtare pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Pirncit Philip.
Ajo u shoqërua nga djali I saj Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla, Dukesha e Cornall në hapjen shtetërore të parlamentit, transmeton Indeksonline.
Ajo kishte veshur një fustan dhe një kapelë. Kurora e shtetit e cila e simbolizon mbretërinë e kryetarit të shtetit u vendos pranë saj.
Në vitet e kaluara kishte dy frone në këtë ngjarje, njëri ishte për mbretëreshën dhe tjetri për bashkëshortin e saj./Indeksonline/
