75 Mall Live Search
08:24 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mbretëresha Elizabeth largohet nga pallati mbretëror

Mbretëresha Elizabeth për momentin nuk ndodhet në pallatin mbretëror.

Mbretëresha Elizabeth është larguar nga pallati mbretëror për disa muaj dhe aktualisht po qëndron në kështjellën e Balmoral së bashku me Princ Philip, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas burimeve për ‘People’, Elizabeth nuk ka asnjë plan të kthehet në kështjellën Windsor për shkak të pandemisë ‘Covid 19’. Ajo do të vazhdojë t’i kryejë detyrat e saj nga vendi ku është vetizoluar dhe do të kthehet në pallat vetëm ku do i duhet t’i komunikojë vendime të rëndësishme qytetarëve të saj.

Thuhet se kjo është periudha më e gjatë që Elizabeth është larguar nga pallati mbretëror, që prej muajit mars kur nisi dhe vetizolimi.