Mbretëresha Elizabeth nis punën e parë zyrtare pas vdekjes së Princit Philip

Mbretëresha Elizabeth u kthye në punë të martën.
Kjo është puna e saj e parë zyrtare pas vdekjes së Princit Philip, transmeton Indeksonline.

Periudha e zisë për familjen mbretërore ka përfunduar të premten.
Mbretëresha ka nisur të merrej me çështjet e familjes katër ditë pas vdekjes së princit, me të cilin ishte martuar për 73 vite./Indeksonline/
