Mbretëresha Elizabeth përdor shkopin e princit Philip

Mbretëresha Elizabeth kohët e fundit është parë me shkop në dorë. Shkopi i takon bashkëshortit të saj të ndjerë, princit Philip.
Sipas mediave britanike, ajo e përdori gjatë një pritje në Sandringham javën e kaluar, transmeton Indeksonline.
Për ‘The Telegraph’, një person i afërt me familjen mbretërore e pranoi se ai ishte shkopi i princit.
“Po, ky është shkopi i princit të ndjerë, dhe dukesha po e përdor tani”, tha ai.
Kujtojmë që Philip ndërroi jetë në prillin e vitit të kaluar në moshën 99 vjeçare pas një komplikimi në zemër./Ineksonline/