75 Mall Live Search
23:40 / E Mërkurë, 15 Dhjetor 2021 / AR

Mbretëresha Elizabeth rikthehet në punë

Mbretëresha Elizabeth është duke luftuar me sëmundje, por që nuk po e lë anash as punën.

Ajo do të punoj nga Kështjella Windsor përmes platformës dixhitale, transmeton Indeksonline.

Ambasadorët e Azerbajxhanit dhe Suedisë kishin ardhur në Pallatin Buckingham për këtë rast. Ndërsa vendosnin letrat në një tavolinë, Elizabeth shikonte përmes ekranit nga një dhomë tjetër, sipas fotove të shpërndara në Twitter.

95 vjeçarja ka pritur ambasadorët e rinj në këtë mënyrë për shkak të problemeve shëndetësore që ende nuk janë zbuluar. Ajo kaloi një natë në spital në tetor dhe që nga atëherë është lejuar të kryejë vetëm detyra të lehta./indeksonline/