75 Mall Live Search
23:10 / E Diele, 31 Korrik 2022 / AR

Mbretëresha Elizabeth uron luaneshat e Anglisë për fitoren në Kampionatin Evropian

Mbretëresha Elizabeth ka uruar grupin britanik të futbollit për femra për fitoren në finalen e Kampionatit Evropian.

“Është një arritje e rëndësishme për të gjithë ekipin dhe stafin” shkroi mbretëresha në një deklaratë në emër të saj dhe të familjes, transmeton Indeksonline.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja holandeze, Sarina Wiegman, fitoi finale ndaj Gjermanisë.

“Suksesi juaj shkon përtej trofeut që e keni fituar. Ju keni krijuar diçka që do të frymëzojë gratë dhe vajzat si dhe brezat që do të vijnë”, shkroi ajo./Indeksonline/