23:30 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / AR

Mbretëresha i dërgon mesazh Zelenskyt: Të shpresojmë për ditë më të mira

Mbretëresha Elizabeth ditën e sotme i ka dërguar mesazh presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky.

Ky mesazh erdhi për ti uruar ditën e Pavarësisë së Ukrainës, që sot festoi 31 vjetorin që u bë shtet i pavarur nga Bashkimi Sovjetik, transmeton Indeksonline.

“Me kënaqësi të madhe iu dërgoj përshëndetje të ngrohta shkëlqesisë suaj dhe popullit të Ukrainës për nder të ditës së Pavarësisë. Në këtë vit më sfidues shpresoj që populli ukrainas të festojë kulturën, historinë dhe identitetin. Le të shpresojmë për ditë më të mira”, shkroi ajo./Indeksonline/