75 Mall Live Search
10:14 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Mbretëresha s’i heq zbukurimet e Krishtlindjes deri në shkurt, zbulohet arsyeja

Mbretëresha dhe burri i saj, Duka i Edinburghut, e kanë kaluar Krishtlindjen në Sandringham që nga viti 1988, ku ata i mbajnë zbukurimet deri më 6 shkurt.

Ndërsa kjo traditë mund të duket e pazakontë, ekziston një arsye pse mbretëresha kërkon që zbukurimet e saj të mbahen deri ditën që ajo të kthehet në Buckingham Palace.

Data ka një domethënie të veçantë për mbretëreshën pasi shënon ditën kur babai i saj, Mbreti George VI vdiq në Sandringham më 1952, kur ajo ishte vetëm 25 vjeç.

Për të nderuar dhe përkujtuar jetën e tij private, është raportuar gjerësisht se mbretëresha zgjedh të qëndrojë në këtë vend dhe të mbajë pemët dhe dekorimet për të shënuar përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.