75 Mall Live Search
23:38 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mbretëreshat tona sonte në në Grammy Awards, këtu mund ta shikoni ceremoninë

Sonte pritet të mbahet ngjarja e madhe muzikore Grammy Awards, ku do të parakalojnë edhe yjet shqiptare që po lenë nam në botë me performancat e sukseset e tyre muzikore

Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë në mesin e atyre që pritet të marrin ndonjë çmim, madje në kategorinë “Best New Artist”, ato garojnë për të njëjtin trofe.  Rexha e Lipa janë në mesin e të nominuarve për herë të parë në Grammy.

Grammy është çmimi më i madh që një këngëtar mund të marrë në industrinë muzikore.

Dhe në 62-vjetorin e kësaj ngjarje të madhe muzikore janë nominuar për herë të parë 21 artistë apo grupe, kurse mbrëmja do të moderohet nga Alicia Keys.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do zhvillohet mbrëmjen e së dielës (10 shkurt) dhe do transmetohet në CBS.