75 Mall Live Search
16:33 / E Enjte, 02 Dhjetor 2021 / MSH

Mbretëri e Bashkuar: Mijëra shtëpi vazhdojnë të jenë pa energji elektrike nga stuhia

Mijëra njerëz vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike pasi stuhia Arwen goditi Skocinë dhe Anglinë veriore gjashtë ditë më parë.

Në rreth 19 mijë e 500 shtëpi nuk është kthyer akoma energjia elektrike, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, sipas autoriteteve vendore, pritet që deri në fund të javës, ky problem të rregullohet.

Gjendja e jashtëzakonshme e shkaktuar nga kjo stuhi ka bërë që të angazhohen të gjitha njësitet e nëvojshme, që nga policia e mjekët, deri të personeli militar.

Nga kjo stuhi, e shoqëruar me erëra të forta dhe reshje shiu, tre persona kanë humbur jetën.

Sipas një zëdhënësi nga zyra e kryeministrit anglez, vetëm të mërurën, më shumë se 7 mijë shtëpive u është rikthyer energjia elektrike, duke bërë kështu që 98 për qind e shtëpive të prekura nga stuhia Arwen, tani kanë elektricitet.

Sipas instituteve meteorologjike, një stuhi e tillë nuk është parë në Mbretëri të Bashkuar tash e 60 vite. Gjendja pritet të përkeqësohet ditëve në vijim, teksa është parashikuar që stuhia do të intensifikohet, dhe vendi do të goditet nga uragane.