Mbretëria e Bashkuar lëshon mbi 3 mijë viza për ukrainasit

Mbretëria e Bashkuar ka lëshuar mbi 3 mijë viza për ukrainasit, që nga fillimi i invazionit rus.
Këto viza janë lëshuar në kuadër të skemës për bashkimin familjar.
Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid, ka thënë për BBC se vetëm deri të shtunën, numri i vizave të lëshuara ka qenë rreth 3 mijë, numër ky që patjetër është rritur deri më sot.
Javid ka paralajmëruar gjithashtu se një skemë tjetër është në përpunim e sipër.
Kjo skemë do të përfshijë edhe njerëzit që strehojnë refugjatët nga Ukraina.
Këto viza janë paraparë të zgjasin tri vjet, me të drejtën për të punuar.