Mbretëria e Bashkuar përkrah Ukrainës, i vendos sanksione tjera Rusisë

Mbretëria e Bashkuar njoftoi të enjten sanksione të reja që synojnë të bllokojnë kompanitë ruse në industrinë e aviacionit dhe hapësirës nga aksesi në tregun britanik të sigurimeve, raporton CNN.
“Kompanitë ruse në industrinë e aviacionit apo hapësirës do të pengohen të përdorin shërbimet e sigurimit ose risigurimit me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, ka njoftuar sot Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e Thesarit e Mbretërisë së Bashkuar.
“Në marrjen e një veprimi të tillë, Mbretëria e Bashkuar po demonstron përkushtimin e saj për të aplikuar sanksione të rënda ekonomike në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës”, vazhdoi deklarata./IndeksOnline/