Mbretëria e Bashkuar përkrahë britanezët nëse dëshirojnë të luftojnë në Ukrainë

Më herët u raportua se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkonte nga shtetet e huaja të ndihmojnë Ukrainën me forcë ushtarake në luftën kundër Rusisë.
Një gjë të tillë e ka mbështetur Mbretëria e Bashkuar.
Ndonëse shteti britanik nuk ka formuar një trupë ushtarake për ta dërguar në Ukrainë, prapë se prapë nuk ka hezituar të mbështesë britanezët vullnetarë për në Ukrainë.
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss tha se nëse britanikët zgjedhin vullnetarisht të shkojnë në Ukrainë, për t’u bashkuar me luftën, ajo do t’i mbështeste ata, nëse kjo është ajo që ata duan të bëjnë.
Kjo deklaratë ka befasuar opinionin, marrë parasysh që Mbretëria e Bashkuar tash e disa kohë kishte vendosur të ndjekte penalisht individët që shkonin për të luftuar, sidomos ata në Lindje të Mesme.