10:37 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mbretëria e Bashkuar pëson rënie të madhe ekonomike

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar pësoi rënien e saj më të madhe të tremujorin e dytë të këtij viti, midis prillit dhe qershorit pasi masat e parandalimit të koronavirusit e shtynë vendin zyrtarisht në recesion.

Ekonomia është tkurrur 20.4% krahasuar me tre muajt e parë të vitit. Numrat e parë zyrtarë të PBB-së për këtë periudhë tregojnë mbi një të pestën e vlerës ekonomike së humbur qe nga fillimi i vitit, e gjitha kjo e nxitur nga mbyllja e rëndë në muajin prill.

Të ardhurat e familjarëve ranë ndërsa dyqanet u urdhëruan të mbyllen dhe prodhimi i fabrikave dhe ndërtimeve gjithashtu përsoi ulje.

Kjo e shtyu Mbretërinë e Bashkuar në recesionin e saj të parë teknik të përcaktuar si dy të katërtat e rënies ekonomike që nga viti 2009.

Zyra për Statistika Kombëtare (ONS) tha që ekonomia filloi të rritet në muajin qershor sapo qeveria lehtësoi kufizimet.