09:22 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Mbretëria e Hapësirës” kërkon njerëz që të jetojnë në Hënë

Qytetarët e ardhshëm të një “mbretërie hapësinore” të sapoformuar mund të kenë nevojë të kalojnë një provë inteligjence për të qenë pjesë e shoqërisë së vetëshpallur utopike.

Në një ceremoni në Pallatin Hofburg të Vjenës, të hënën, më 25 qershor, qindra njerëz u mblodhën për inaugurimin e Asgardia – një “projekt humanitar global”, i cili shpreson që një ditë të krijojë koloni njerëzore në Hënë.

Sundimtari i parë i Asgardias është një miliarder rus, Igor Ashurbeyli, një shkencëtar kompjuterësh që ka marrë drejtimin e këtij “kombi” të ri qëkur u prezantua për herë të parë në tetor 2016.