“Mbretërit” e Ligës së Kampionëve ngrejnë në qiell titullin e 15-të

Real Madridi ka ngritur trofeun e 15-të në Ligën e Kampionëve.
“Mbretërit” në finalen ndaj Borusia Dortmundit, e cila u zhvillua në stadiumin ”Wembley”, fitoi me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Dani Carvajal në minutën e 74-të dhe Vinicius JR në minutën e 83-të, ishin golashenues të mbrëmjes së sotme.
Real Madridi e mbylli këtë sezon në Ligën e Kampionëve pa pësuar asnjë humbje./IndeksOnline/