16:30 / E Hënë, 29 Maj 2023 / AR

Mbreti Charles bën ndryshimin e parë pas kurorëzimit

Mbreti Charles III, pas kurorëzimit ka vendosur të bëjë disa ndryshime në Buckingham Palace për shkak të krizës së vazhdueshme të kostos së jetesës.

Është zbuluar se Mbreti, i cili u kurorëzua së bashku me Mbretëreshën Camila në fillim të këtij muaji, ka vendosur të ulë temperaturën në pishinën e pallatit.

Sipas The Sunday Times, stafi mbretëror zbuloi se termostati është ulur dhe temperatura e ujit ka rënë.

Gjatë 80 viteve të fundit, pothuajse çdo anëtar i familjes mbretërore ka mësuar të notojë në pishinën e Pallatit Buckingham.