13:09 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / S Z

Mbreti Charles dënon ‘aktet barbare të terrorizmit’ në Izrael

Në fjalën e tij pak çaste më parë, Mbreti Charles dënoi “aktet barbare të terrorizmit kundër popullit të Izraelit”, raporton Skynews.

Ai tha: “Ministrat e mi do të punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur Ukrainën, për të forcuar NATO-n dhe për të adresuar sfidat më urgjente të sigurisë.

“Kjo përfshin pasojat e akteve barbare të terrorizmit kundër popullit të Izraelit, lehtësimin e mbështetjes humanitare në Gaza dhe mbështetjen e kauzës së paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme.”

Fjalimi i Mbretit kishte 1223 fjalë, duke e bërë atë fjalimin më të gjatë të monarkut në një hapje shtetërore të Parlamentit që nga viti 2005.