Mbreti i Liverpoolit, tash mbret edhe në Premierligë
Virgil van Dijk ka fituar garën me Raheem Sterling për tu bërë futbollisti më i mirë i vitit në Premierligë.
Njoftimi zyrtar do të jepet të enjten, por sipas “Dailymail” mbrojtësi i Liverpoolit ka fituar garën, shkruan Indeksonline.
Holandezi ishte në listën e gjashtë lojtarëve që përfshinë Sadio Man, Sterling, Sergio Aguero, Bernardo Silva dhe Eden Hazard i Chelseas .
Fitorja për Van Dijk nënkupton që çmimi mbetet me Liverpoolin, pas triumfit të Mohamed Salah sezonin e kaluar.
Lojtarët e tjerë të Liverpoolit që kanë fituar nderin janë Luis Suarez (2013-14), Steven Gerrard (2005-06), John Barnes (1987-88), Ian Rush (1983-84), Kenny Dalglish (1982-83) dhe Terry McDermott (1979-80). /IndeksOnline/