75 Mall Live Search
19:36 / E Diele, 12 Mars 2023 / C E

“Mbreti” i NBA po akuzohet se ka përdorur substanca narkotike

Emri i basketbollistit më të mirë të NBA, LeBron James është përmendur ditën e fundit se është i përfshirë në skandalin me lëndë narkotikr.

Ish-luftëtari i UFC, Chael Sonnen ka akuzuar James se merr ineksione që ia mbajnë trupin e tij të fortë dhe me muskuj, shkruan Indeksonline.

Sonnen është një përdorues i rregullt i këtyre substancave, dhe ai madje ka shkuar aq larg sa të thotë se LeBron James merr drogën e tij nga i njëjti shitës.

Në moshën 38 vjeçare, Lebron James është në një formë të jashtëzakonshme dhe me një trup të formësuar.

NBA kryen teste të rregullta droge, dhe lojtarët ankohen për frekuencën dhe rastësinë e testeve.

Sonnen nuk ka dhënë asnjë provë, është vetëm fjala e tij që hedh dyshime mbi LeBron James në këtë moment. /IndeksOnline/