Mbreti i Roland Garros gjunjëzohet në rundin e parë në pjesëmarrjen “lamtumirëse”

Rafael Nadal është mposhtur 3:0 në sete nga Alexander Zverev në rundin e parë të Roland Garrosit.
14-herë fituesi i këtij Grand Slami, humbi pas tre orësh lojë, 6:3, 7:6 dhe 6:3.
Spanjolli e ka lënë të kuptohet që kjo mund të jetë dhe të mos jetë pjesëmarrja e tij e fundit në turneun që e “privatizoi” për gati dy dekada.