12:11 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mbreti i Suedisë, largon nipërit dhe mbesat nga shtëpia mbretërore

Mbreti i Suedisë, ka larguar pesë nga nipërit e mbesat e tij nga shtëpia mbretërore.

Vendimi i mbretit Carl XVI Gustaf, do të thotë se fëmijët nuk kanë më titullin e lartësisë mbretërore dhe nuk pritet të kryejnë detyrat zyrtare mbretërore.

Ata do të mbeten anëtarë të familjes mbretërore dhe do të mbajnë titujt e tyre të dukëve dhe dukeshave.

Ndryshimi nuk ka prekur dy nipërit e mbretit që janë në linjë të drejtpërdrejtë me fronin.

Vëzhguesit thonë se masa e marrë pasqyron një pamje më të gjerë se nuk ka nevojë të paguhen kaq shumë anëtarë të familjes mbretërore për detyra zyrtare.

STOCKHOLM 20180608 Christopher O’Neill och prinsessan Madeleine med Nicholas och Leonore under dopgudstjänsten för prinsessan Adrienne Josephine Alice i Drottningholms slottskyrka. Idag döps prinsessan Madeleine och Christopher O’Neills dotter prinsessan Adrienne i Drottningholms slottskyrka. Foto: Pontus Lundahl / TT kod 10050