75 Mall Live Search
09:42 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mbreti James hyn në 10-shen më të mirë në histori të NBA për pikë dhe asistime

LA Lakers u mposht 110-105 nga Memphis Grizzlies të martën në mëngjes. LeBron James në këtë ndeshje regjistroi 24 pikë, 11 asistime dhe 12 kërcime.

Ai ka hyrë në histori të NBA duke u bërë asistuesi i 10-të më i mirë i të gjitha kohërave.

Ndërsa sa i përket pikëve ai tashmë është në vendin e 5-të në ranglistën totale.

Pavarësisht kësaj, James ishte kritik ndaj bashkëlojtarëve të tij duke mos u rezervuar fare pas humbjes nga Memphis. /Indeksonline/