Mbreti ka emër, quhet Carlo Ancelotti

Real Madridi ka fituar titullin e Ligës së Kampionëve për herë të 14 në histori të klubit.
Por një sukses të jashtëzakonshëm ka shënuar edhe trajneri Carlo Ancelotti, shkruan Indeksonline.
Italiani e fiton Ligën e Kampionëve për herë të katërt si trajner dhe për herë të gjashtë në përgjithësi.
Ancelotti këtë titull e ka fituar dy herë me Milanin, dy herë me Realin dhe dy herë si lojtar i Milanit.
Ai tani bëhet trajneri më me shumë tituj të Ligës së Kampionëve të fituar si trajner. /IndeksOnline/