”Mbreti” Messi vazhdon me gola, kryeson listën e golashenuesve në MLS

Lionel Messi po vazhdon me formë fantasike në kampionatin amerikan.
Sulmuesi argjentinas mbrëm shënoi një tjetër gol në fitoren 3-1 të Inter Miamit, në ndeshjen ndaj Los Angeles Galaxy, shkruan IndeksOnline.
38-vjeçari i cili u inkuadrua në pjesën e dytë, shënoi gol në minutën e 84-të, derisa pesë minuta më pas bëri edhe një asisitm për Luis Suarezin.
Messi kryeson listën e golashenuesve në MLS me 19 gola të shënuara këtë sezon, ndërsa regjistron edhe 11 asistime./IndeksOnline/
Magical Messi 🪄
— Major League Soccer (@MLS) August 17, 2025
Number 19 on the year. pic.twitter.com/nO1WNoq4cy