10:15 / E Enjte, 27 Prill 2023 / B O

Mbreti ndez dritat e skenës së Eurovizionit, skena pritet të shkëlqejë nga “Duje”

Në faqen zyrtare të Eurovizionit është publikuar një video ku duket se dritat e skenës janë ndezur nga Mbreti i Anglisë, Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla.

Gjatë vizitës së tyre në sallën e madhe ku do mbahet festivali, ata janë takuar me ekipin krijues të eventit.

Kujtojmë se ky kompeticion do të mbahet në Liverpul në datat 9, 11 dhe 13 maj nën slloganin: ‘United By Music’, që do të thotë: “Bashkuar nga muzika”.

Britania do të jetë mikpritësja e Eurovizionit të 67-të këtë vit në emër të fituesit të vitit të kaluar, Ukrainës.

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion 2023 me këngën Duje. Në skenën e Eurovizionit do të jetë edhe një tjetër shqiptare e ajo është Rita Ora.