75 Mall Live Search
11:24 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / C E

Mbrojtësi holandez nuk e pranon Manchesterin, do të luaj në Ligën e Kampionëve

Ardhja e Erik Ten Hag në krye të Manchester United dukej se do t’i hapte rrugë edhe transferimit të mbrojtësit të Ajaxit, Jurrien Timber.

Por holandezi tani është skeptic nëse dëshiron të përfundoj në Premierligë me fanellën e Djajve të Kuq, shkruan Indeksonline.

Timber është një lojtar kyç në formacionin e Ajaxit dhe nuk dëshiron të bashkohet me një skuadër ku nuk e ka vendin e sigurt dhe nuk luan në Ligën e Kampionëve.

Mund të shkosh në një klub të madh, por nëse nuk do të luash atje është më mirë të qëndrosh me Ajaxin. Dhe Ajax është gjithashtu një klub i madh. Ne luajmë futboll në Ligën e Kampioneve dhe unë luaj atje së bashku me lojtarët më të mirë në Holandë. Kjo nuk është asgjë“, ka thënë Timber për De Telegraaf.

Timber u soll në radhët e ekipit të parë në Ajax nga Erik ten Hag, i cili u largua nga klubi për të marrë rolin e trajnerit në Old Trafford. /IndeksOnline/