75 Mall Live Search
11:43 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mbrojtësi i Arsenalit në radarin e Milanit

Klubi Italian është i interesuar për të transferuar, mbrotësin e Arsenalit, Krystian Bielik i cili mund të largohet nga Gunners në këtë verë, transmeton Indeksonline.

 

Arsenali e ka transferuar këtë lojtar nga skuadra e Legia Warsaw në vitin 2015, e ku pastaj nga ky klub u dërgua si huazim tek Birmingham City, Walsall dhe sezonin e fundit në Charlton Athletic.

 

21 vjeqari kontratën me klubin londinez nuk e mbaron deri në vitin 2021, mirëpo mendohet se Unai Emery do ta lejojë atë të transferohet.

 

Ky lojtar shihet nga Milano si një mundësi mjaftë e mirë për ta përmisuar ekipin e tyre./Indeksonline/.