Mbrojtësi i Arsenalit prezantohet te skuadra franceze

Arsenali e ka huazuar William Saliban në Francë tek Olimpik Marseji.
20 vjeçari që nga transferimi i tij te Arsenal nga Saint Etienne nuk ka arritur të bindë asnjëherë drejtuesit e klubit, për çka është transferuar në dy skuadra të ndryshme franceze, Saint Etienne e Nice, ndërsa sezonin e ardhshëm te Marseji.
Qendërmbrojtësi francez ka arritur në ambientet e skuadrës së madhe franceze ku ka pozuar me logon e klubit.
Saliba do të huazohet për një edicion, ndërsa Arsenali nuk i ka dhënë mundësinë e drejtës së blerjes Marsejit pas huazimit./Indeksonline/