Mbrojtësi i Barcelonës afër transferimit në Juventus
Mbrojtësi i Barcelonës, Juan Miranda raportohet se është afër një transferimi te Juventusi.
Por 19-vjeçari e ka më të vështirë transferimin për shkak të ardhjes së Junior Firpo nga Real Betis.
Calciomercato ka raportuar se Fabio Paratici tashmë ka filluar bisedimet dhe është gati të paraqesë ofertën e parë për futbollistin për rreth 10 milionë euro plus bonuse, transmeton Indeksonline.
Miranda thuhet se do të ishte i hapur për të kaluar në Juventus, i cili tani duhet të marrë miratimin e klubit për të bërë këtë veprim./Indeksonline/.