75 Mall Live Search
12:39 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / C E

Mbrojtësi i Barcelonës refuzon ofertën e renovimit të kontratës

Mbrojtësi uruguaian Ronald Araujo e ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës për të rinovuar kontratën e tij aktuale, raporton “Marca”.

“Blaugranët” dëshirojnë me çdo kusht që t’ia rinovojnë kontratën mbrojtësit 22 vjeçar, pasi që ky i fundit ka hyrë në 18 muajt e tij të fundit në “Camp Nou”.

Sidoqoftë, bisedimet mes Barçës dhe Araujos tani nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë, pasi që ky i fundit ka refuzuar ofertën e parë nga gjigandi katalunas.

Tani, raportohet se dy skuadrat angleze Manchester United dhe Chelsea kanë shprehur interesim në shërbimet e Araujos. /IndeksOnline/