75 Mall Live Search
17:22 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Mbrojtësi i Chelsea-s drejt Juventus-it?

Mbrojtësi i majt i Chelseas, Emerson Palmieri pas fitores kundër Frankfurt, ka folur për të ardhmen e tij.

“Në Itali ka shumë ekipe të mrekullueshme, vitin e kaluar Napoli ishte afër Juventusit. Interi po afrohen por Juventusi ka treguar që janë më të mirët. Është e vështirë t’i mposhtesh ata , ata gjithmonë duan të fitojnë çdo gjë dhe për tetë vite ata kanë qenë ekipi numër një. “, u shprehë ai.

Emerson edhe verën e kaluar ishte lidhur me një kalim tek Juventus por ai vendosi që të shkoi në Chelsea tek Sarri. 

Edhe këtë verë futbollisti është i lidhur me një kalim në Serie A. Ekipet si Milan dhe Inter kanë shprehur interes./Indeksonline/