Mbrojtësi i Drenicës ftohet nga kombëtarja e tij, do të ketë punë me Salah
Mbrojtësi i Drenicës, Prince Balde ka marrë ftesë nga Kombëtarja A e Liberisë.
FC Drenica përmes një njoftimi ka bërë të ditur se futbollisti i tyre është ftuar nga Kombëtarja e tij.
Liberia ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Egjiptit të Mohamed Salah me 7 nëntor në një ndeshje miqësore.
Liberia është kombëtare afrikane, nga vjen edhe fituesi i Topit të Artë, ish sulmuesi i Milant, George Weah, tash president i shtetit. /IndeksOnline/
